Vucic: Të gatshëm edhe për kompromise të vështira

17:57 / 3.04.2013

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic ka thënë se Qeveria e Beogradit duhet të bëjë gjithçka që është e mundur që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai po ashtu ka pohuar se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise të vështira.

“Duhet t’i provojmë të gjitha që ta marrim datën. Jemi të gatshëm edhe për kompromise të vështira”, ka thënë Vucic për mediat serbe, duke shtuar se bisedimet e së martës në Bruksel kanë qenë shumë të mundimshme dhe se udhëheqësit serbë janë duke shqyrtuar hapat e mëtejmë.

“Në këtë moment vërtetë nuk e shoh zgjidhjen por jemi duke e kërkuar me ngulmë. Serbia duhet të provojë ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në dhe të jetë e gatshme për kompromise”, ka thënë Vucic.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Ashton ka deklaruar se Përfaqësuesja e Lartë është duke pritur Kryeministrat pasi ajo do të raportojë gjatë muajit për dialogun.

“Elementet konkrete janë në tavolinë edhe njëra edhe pala tjetër janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime, ata do të jenë në kontakt me zonjën Ashton dhe në ditët e ardhshme do të njoftojnë për vendimet e tyre, kjo është situata aktuale. Në këtë moment unë nuk mund të spekulojë se çka do të ndodhë por është e sigurt se zonja Ashton duhet të bëjë raportin për Këshillin e Ministrave këtë muaj”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.