Vulin kërkon vazhdimin e dialogut
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se pret që bashkësia ndërkombëtare të aplikojë presion mbi Prishtinën në mënyrë që bisedimet me Beogradin të mund të vazhdojnë.Vulin ka pohuar për mediat serbe se Serbia në çdo moment është e gatshme të vazhdojë bisedimet “ndërsa Prishtina është e bindur që me bisedime mund vetë të humb dhe jo të fitojë”.
“Ne insistojmë në bisedime dhe kjo porosi është shumë e qartë. Kam frikë që pala kosovare nuk është e interesuar për këtë. Ne jemi për bisedime ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare presim që të aplikojë presion mbi Prishtinë”, ka thënë Vulin.
Në pyetjen nëse bisedimet mund të fillojnë gjatë këtij muaji, Vulin ka thënë se për sa i përket Serbisë, ato kanë mundur të fillojnë edhe dje kështu që Serbia nuk mund të akuzohet për zvarritje në këtë proces. /Telegrafi/