Vulin: Prishtina i ikë dialogut

18:32 / 6.10.2012
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Prishtina po bën përpjekje t'i ikë dialogut me Beogradin dhe se ende nuk është deklaruar për negociatat.

Vulin u ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbisë se ekipi negociues i Beogradit së shpejti do të dalë me "detajet" dhe emrat e njerëzve që do të marrin pjesë në bisedime.

"Prishtina bën përpjekje të ndajë serbët e Kosovës dhe t'i ikë dialogut me Beogradin. Ne nuk do të marrim pjesë në atë lojë", ka thënë ai, transmeton REL.

Vulin ka thënë se Kosova nuk është "patate e nxehtë", por një detyrë me interes të lartë.

Të premten, shefi i delegacionit serb në bisedime, Dejan Pavicevic, ka deklaruar se përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të mërkurën në Bruksel “çështjet e pazgjidhura nga Protokolli për menaxhimin e integruar të kufirit”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
16:01 / 25.05.2013
YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

Google dhe Microsoft kanë rënë dakord të bashkëpunojnë, dhe së bashku të krijojnë aplikacionin autentik të shërbimit...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.