Vulin, serbëve të veriut të Kosovës: Negociatat do të vazhdojnë!

0:04 / 1.02.2013
Shteti i Serbisë nuk do të ndërpresë dialogun me autoritetet e Prishtinës në Bruksel dhe do të zbatojë marrëveshjet e arritura, ka thënë në Mitrovicë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, pas kërkesës së serbëve të veriut që të ndërpriten negociatat.

Dhjetë mijë vetë me aklamacion kanë miratuar deklaratën në të cilët thuhet se askush nuk ka të drejtë të pushojë së ekzistuari institucionet serbe në veri të Kosovës, duke kërkuar kështu edhe ndërprerjen e negociatave në Bruksel.

Vulin u tha gazetarëve në Mitrovicë se ndërprerja e dialogut në Bruksel është gjë e keqe për serbët.

"Ne mendojmë se me ndërprerjen e dialogut u jepet hapësirë e madhe institucioneve të përkohshme në Prishtinë që të harrojnë se çfarë kanë bërë me varrezat, të harrojnë se çfarë bëjnë me serbët e gjallë, gjithë atë dhunë, dhe që fokusi ndërkombëtar të drejtohet në Serbi e të thonë: ata nuk duan zgjidhje”, tha Vulin, transmeton Fonet.

"Ne duam zgjidhje, duam negociatat dhe marrëveshje, por ato duhet të jenë brenda kuadrit të asaj që ne kemi biseduar përmes platformës, asaj që ka thënë Kuvendi ynë, politika e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës”, shtoi ai.

Vulin tha se me kujdes të ndjekë atë që thonë serbët e Kosovës, por theksoi se bisedimet me autoritetet e Prishtinës janë të nevojshme.

"Negociatat nuk janë të këndshme dhe askush nuk u gëzohet atyre, por janë të domosdoshme për veriun dhe jugun e Kosovës, por edhe për shkak të Serbisë... Ne nuk po e krijojmë një shtet tjetër dhe askush nuk do të detyrojë serbët në Kosovë që të bëhen pjesë e një vendi tjetër. Askush nuk e ka këtë mandat, e aq më pak atë dëshirë", tha Vulin. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.