Vulin takoi ndërmarrësit serbë në veri

18:37 / 27.12.2012
Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka biseduar sot në pjesën veriore të Kosovës, me biznesmenët serbë dhe personat e tjerë, me ç’rast i ka njoftuar ata se në të ardhmen do të kenë mundësi të paraqesin sugjerime për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.

Pas takimit dyorësh, ai u ka thënë gazetarëve se në të ardhmen për jetën e serbëve të Kosovës nuk do të vendoset pa pjesëmarrjen e tyre politike dhe teknike dhe se biznesmenët do t’i japin sugjerimet e tyre për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Vulin ka thënë se është diskutuar edhe për Marrëveshjen e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM).

Më tutje, siç raporton agjencia Beta, Vulin ka njoftuar se është biseduar edhe për protestat që i organizojnë biznesmenët dhe qytetarët e pakënaqur me pjesë të marrëveshjes IBM. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.