Vulin: “Të kthehen 300 mijë serbët e dëbuar nga Kosova”

13:07 / 23.10.2012
Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka kërkuar të martën nga komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në kthimin e “më shumë se 300 mijë serbëve të përndjekur” nga Kosova.

Mjetet serbe të informimit njoftojnë se Vulin gjendet në New York dhe atje është takuar me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jan Eliasson.

“Jemi pajtuar që të gjitha institucionet ndërkombëtare duhet të sillen plotësisht me qasje neutrale ndaj statusit dhe që bisedimet e ardhshme duhet të udhëhiqen pikërisht mbi këtë bazë – në përputhje me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe me neutralitet ndaj statusit”, i ka deklaruar Vulin televizionit shtetëror serb, RTS, transmeton Rel.

Sipas tij, Serbia ka përmbushur detyrimet që ka ndërmarrë karshi komunitetit ndërkombëtar dhe tani, siç ka thënë ai, është koha që ky komunitet të veprojë njësoj karshi Serbisë.

Ai ka falënderuar misionin e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, por ka përsëritur se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës ka qenë “gabim tragjik”. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.