VV: 18 zyrtarë të lartë të PDK-së, probleme me ligjin

14:18 / 10.03.2013
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan një aksion simbolik në sheshin “Nëna Terezë” në kryeqytet, ku paraqitën listën e zyrtarëve të partisë në pushtet të cilët janë të akuzuar, në arrati dhe nën hetime.

Në një komunikatë të vetëvendosjes thuhet se “nga një kërkim krejt modest që kemi bërë në Lëvizjen Vetëvendosje, na dolën 18 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Tetë prej tyre janë kryetarë komunash, disa të dënuar e pastaj të falur, të arratisur, por shumica prej tyre nën hetime. Sigurisht, në situatën ku shteti është kapur nga krimi, dënohen vetëm rastet më banale dhe që nuk e rrezikojnë piramidën”.

“Këta pushtetarë aty ku nuk kanë privatizuar ndërmarrjet, kanë grabitur e përvetësuar jashtëligjshëm pronën publike. Aty ku nuk kanë përvetësuar pronë, kanë vjedhur buxhetin, pra taksat e qytetarëve përmes tenderëve shumë milionësh”, thuhet në komunikatë.

Sipas VV-së, rezistenca e dikurshme konsiderohet si investim prej nga do të vijnë përfitimet e sotme. Sakrifica e djeshme është bërë justifikimi i shtypjes së sotme. “Në emër të luftës çlirimtare, shumë nga zyrtarët e PDK-së janë shndërruar në okupatorë kriminalë”.

“Kjo rrjetë kriminale që mban emrin PDK ka shtrirë ndikimin e saj edhe në sistemin gjyqësor. Është iluzore të presësh rezultate prej njësisë Task Force të iniciuar nga vetë kreu i kësaj Qeverie tashmë të inkriminuar. Ata nuk do ta gjykojnë vetveten. Drejtësia ligjore nuk mund të vendoset pa u vendosur drejtësia politike. Gjykimi popullor që dënon sistemin që e ka vendosur mekanizmin korruptiv, është hapje e rrugës për drejtësinë ligjore që heton secilin krim një nga një”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.