VV: Kryetari i Gjilanit e punëson bashkëshorten pa konkurs

14:15 / 27.02.2013
Vetëvendosje në Gjilan të mërkurën mbajti konferencë për media lidhur me punësimet që po bëhen, siç theksuan nga ana e kryetarit të Komunës pa konkurse.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi kritikoi kryetarin e komunës për nepotizmin në punësim, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, e ka punësuar bashkëshorten e tij në Drejtorinë e Arsimit pa konkurs, duke i shkelur të gjitha procedurat e parapara me ligj”, tha ai.

Ai shtoi se në muajin gusht të vitit 2011, për shkak të tejkalimit të numrit të të punësuarve, rrogat e shërbyesve civil u vonuan një javë.

“Kryetari Qemajl Mustafa ka krijuar kategori të jashtëligjshme të të punësuarve si ‘Lista e Kryetarit’, ‘Vullnetarët’ etj., ku vetëm në fund të vitit të kaluar i kishte larguar nga puna mbi 60 të punësuar, pa procedurë, ashtu edhe siç i kishte punësuar me SMS, madje edhe me urdhëresa me shkrim e me gojë...Në fillim të këtij viti ai kishte pranuar se i ka punësuar rreth 25 të punësuar pa konkurs dhe pa asnjë procedurë e asnjë kriter”, thuhet ndër të tjera në kumtesë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.