VV në Gjilan: Pushtetarët po pasurohen nga taksat tona

14:39 / 16.03.2013
Në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi, kryetar i qendrës së VV në Gjilan, tha se pushtetarët po pasurohen në kurriz të qytetarëve. “Durimit i ka ardhur fundi dhe ne i bëjmë me dije këtij pushteti se vendin nuk e kanë në institucione, por në burg”, tha Kurteshi.

Protestuesit gjatë protestës mbanin në duar pankartat me mbishkrime: “Hajnat në burg”, “Të korruptuarit në burg”, kurse parulla kryesore ishte “Dorëheqja nuk mjafton”.

Kurteshi ka folur për shumë çështje që lidhen me keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e pushtetit komunal në shumë fusha. Sipas tij, Qemajl Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij janë të korruptuar.
“Qemajl Mustafa është një rrenc dhe gënjeshtar derisa pushtetarët po pasurohen nga taksat tona dhe tuajat”, tha Kurteshi, raporton rajonipress.

Kurteshi tha se kreu i Gjilanit është njëri nga katër kryetarët më të pasur të komunave të Kosovës, kurse në Gjilan mijëra qytetarë janë të papunë dhe bredhin rrugëve, sepse nga privatizimi kanë përfituar vetëm pushtetarët e jo edhe qytetarët e Gjilanit.

Duke folur për familjarizimin dhe nepotizmin, ai tha se Mustafa e ka punësuar jashtëligjshëm gruan e tij, të vëllanë, kunatën dhe dhëndrin. “Nuk janë vetëm këto keqpërdorime ekstreme për çka shquhet kreu i Gjilanit. Ai përmes tenderëve po keqpërdor pozitën e tij sepse tenderët nuk jepen sipas procedurave, por me lidhje”, shtoi ai.

Kurteshi tha se një metër asfalt në Gjilan kushton 213 euro derisa vetëm për pastrimin e objekteve dhe sigurimin fizik të komunës janë shpenzuar mbi 770 mijë euro dhe kjo tregon për një keqpërdorim ekstrem të buxhetit.

Ragip Abazi, në emër të pensionistëve gjilanas, tha se kjo kategori është e pakënaqur me qeverisjen lokale.”Luksi i pushtetarëve po rritet çdo ditë kurse shtresa e popullatës po dobësohet e varfërohet”.

Shkodran Rrahmani, i diplomuar dhe i papunë, foli për mënyrën e konkurseve dhe të punësimit me lidhje familjare në Komunë.

“Nuk mund të punësohesh në institucione nëse nuk e njeh kryetarin ose vartësit e tij të PDK-së”, tha ai. Protesta ka përfunduar i qetë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:58 / 23.05.2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.