VV: Policia intervenoi dhunshëm
Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media theksoi se duke e stolisur sheshin e Shatërvanit me flamuj kombëtarë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm, me sprej lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve, ndërkaq sipas VV-së qytetarët Prizrenit janë solidarizuar me aktivistët. Në njoftim thuhet se është arrestuar edhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj dhe aktivistët Premton Ibërdemaj, Arta Tejeci dhe Diellza Kryeziu.
“Kjo sjellje e policisë vazhdon që nga mëngjesi me ç'rast arrestuan 10 aktivistë në orët e para të mëngjesit e më vonë edhe 2 të tjerë”, thuhet në kumtesë.
Sipas VV-së, ndërkohë që po mbahet tribuna në kinemanë e qytetit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po e mban të rrethuar këtë objekt. /Telegrafi/