VV: Politikanët tanë janë të shantazhuar

14:37 / 21.09.2012
Përderisa politikanët qeveritarë të Kosovës po bëjnë çmos që të takohen me eksponentët e regjimin antishqiptar të Beogradit, shteti i Serbisë dënoi me 116 vite burg 11 pjesëtarë të UÇK-së, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“I gjithë ky persekutim i organizuar shtetëror serb po zhvillohet në sfondin e përpjekjeve të vazhdueshme të krerëve vendës të Republikës së Kosovës për t’i takuar përfaqësuesit e Serbisë drejt rifillimit të negociatave, në të cilat pritet që temë e re të jetë edhe një pjesë e territorit të vendit tonë (veriu i Kosovës). Kjo tregon sa të shantazhuar janë politikanët tanë: Serbia nuk ka shlyer asnjë borxh ndaj nesh për praninë dhe veprimtarinë e saj sistematike kriminale; Serbia vazhdon ta destabilizojë Kosovën me strukturat e saj të paligjshme brenda Kosovës; Serbia po e spastron Luginën e Preshevës me represion e diskriminim të paparë në Evropën e sotme; kurse Qeveria e Kosovës rri gjithnjë në gjendje gatishmërie për negociata të reja me të, ndërkohë që BE-ja na shet deklarata të stilit - ‘e vlerësojmë lart përparimin e Serbisë në konsolidimin e demokracisë dhe stabilitetin e institucioneve drejt integrimeve evropiane’”.

Sipas VV-së, është e papranueshme se si Tirana e Prishtina po heshtim përballë persekutimit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Serbia na qenka faktori që duhet të llastohet e të mos qortohet. Ndërkohë që shqiptarët janë ata që u dashka të bëjnë koncesione të vazhdueshme me territorin dhe me të drejtat e tyre”.

Lëvizja Vetëvendosje dënon ashpër fushatën e Serbisë për persekutimin dhe përndjekjen sistematike të shqiptarëve që e luftuan regjimin e Milosheviqit.

“Një Serbi e tillë, e cila vazhdimisht ngulmon në trashëgimin e saj të kaluar gjenocidale nga e cila ende nuk është shkëputur, duhet të kundërshtohet nga i gjithë faktori shqiptar si dhe t’i pengohet hyrja në BE. Kërkojmë ndërprerjen e dënimit të shqiptarëve si dhe lirimin e menjëhershëm të të ndëshkuarve”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:54 / 20.06.2013
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye gati të martohet me Kim?

Kanye West dëshiron të martohet me Kim Kardashian sa më shpejt që është e mundshme dhe shpreson të fillojë të planifik...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
14:04 / 20.06.2013

IPKO arrin 500 mijë përdorues në rrjetin mobil

IPKO ka njoftuar se numri i përdoruesve aktivë në telefoninë e saj mobile ka arritur në 500.000, që paraqet një përmir...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.