VV: Të ndryshohet neni i Kushtetutës që ndalon bashkimin me Shqipërinë

20:55 / 9.01.2013
Pasi e ka bërë kërkesën zyrtare në KQZ të Shqipërisë për organizimin e një referendumi për bashkim, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të thërras referendum për ta shfuqizuar dispozitën kushtetuese që pengon bashkimin me Shqipërinë. Ndërkohë, Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar për Telegrafin se neni 1.3 i Kushtetutës është shkelje e të drejtës për vetëvendosje të jashtme e popullit në Kosovë dhe si i tillë duhet të hiqet.

Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje që nga fillimi e ka kundërshtuar Planin e Ahtisaarit dhe përfshirjen e tij në Kushtetutën e Kosovës.

“Sa i përket bashkimit me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje nuk e mendon bashkimin kombëtar vetëm në rrafshin kulturor, sportiv e arsimor, por edhe në rrafshin ekonomik dhe të mendimit politik”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, iniciativa për referendum, për t’ia bashkuar Kosovën Shqipërisë domosdo duhet ta ketë për qëllim bashkimin kombëtar në të gjitha rrafshet. “Ndërsa rregullimi territorial dhe administrativ është çështje që mund të vendoset pas bashkimit”.

“Kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë është kufi i vendosur nga të huajt, pa prezencën tonë dhe me dhunë. Ne e duam bashkimin paqësisht, duke vendosur vetë dhe me referendum”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dardan Molliqaj
Dardan Molliqaj
 
 
Magazina
10:06 / 19.05.2013
Ledri Vula

Ledri është single?

Njeriu i cili njihet për romancat me disa prej femrave më atraktive shqiptare, Ledri Vula, duket se është i vetmuar.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.