Wollfarth: Kryeprokurorin mbajeni larg fushatës

12:57 / 12.09.2012
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, pas një takimi me kryeprokuroren e vendit, Ina Rama, deklaroi para gazetarëve se ka shumë rëndësi kryerja e reformës në drejtësi. Pavarësia e institucioneve, mbetet thelbësore, shtoi ai.

"Është e rëndësishme puna e institucioneve të pavarura, siç është Prokuroria e Përgjithshme, të cilën unë sapo e vizitova. Respektimi i kësaj pune të pavarur, është me rëndësi për Shqipërinë”, tha kreu i prezencës së OSBE,

Duke e ndalur vëmendjen e tij tek zgjedhja e kryeprokurorit të ri, që siç tha Wollfarth do përkojë edhe me kohën ku partitë politike do kenë nisur fushatën për zgjedhjet e vitit 2013-të, ai apeloi për gjetjen e një figure të përshtatshme dhe jo të politizuar.

“Të përdoren këto muaj për të gjetur një njeri të duhur në krye të atij institucioni, i cili të jetë i kualifikuar dhe të kryejë një punë të pavarur. Unë i bëj thirrje palëve politike për të kërkuar një person të përshtatshëm për këtë pozicion dhe ta mbajnë këtë jashtë fushatave politike”, shtoi Wolfarth, transmeton “BalkanWeb”.

Gjatë fjalës së tij, Wollfarth gjeti rastin të vlerësonte figurën e kreut aktual të organit të akuzës, Ina Ramën, për të cilën tha se: “Jam i impresionuar nga puna që ka bërë Ina Rama, madje edhe në kohë të vështira”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Eugen Wollfarth
Eugen Wollfarth
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
16:05 / 22.05.2013

Rregullohet interferimi i operatorëve telefonikë me Maqedoninë

Çështja e interferimit të operatorëve të Maqedonisë brenda territorit të Kosovës dhe atyre të Kosovës në Maqedoni do...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.