Wollfarth: Po vuani akoma pasojat e ‘97-s
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, ka deklaruar se Shqipëria po vuan ende pasojat që i erdhën nga trazirat e vitit 1997. “Kjo dëmtoi rëndë imazhin e vendit, por edhe bëri që armët të bien në duar e kriminelëve”, tha ai, transmeton “Shekulli”.
Ndërsa, si problem të mprehtë aktual, Wollfarth ka cilësuar korrupsioni dhe krimin e organizuar. Ai shtoi se korrupsioni vazhdon të jetë kërcënim për shtetin e së drejtës. /Telegrafi/