Xhaferi: Maqedonia rrezikohet nga “branitellat”
Zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi gjatë një manifestimi të Këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan të mbajtur të dielën mbrëma në Neë York ka thënë se projektligji për “branitellat”, tanimë i vënë në debat në Parlament nuk do të kalojë pasi një gjë e tillë do të hapte shumë tema tjera të cilat, sipas tij, vështirë se do të mund t'iu dilet në ballë.Ai ka vijuar se me projektligjin në fjalë, Maqedonia rrezikon shumë, ndërsa këtë nuk do ta lejojë faktori shqiptarë pasi që propozimi është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, e cila parasheh trajtim të njëjtë për të gjitha palët.
“Projektligji nuk do të kalojë, për arsye se po qe se kalon do të hapen kapituj të ri ku shqiptarët do të kërkojnë akoma më shumë garanci në kuadër të Kushtetutës që nuk do të vijë deri te majorizimi gjatë votimeve dhe kështu që Maqedonia ka shumë rreziqe...”, ka thënë Xhaferi, raporton Zhurnal.
“Mund të hyj në një fazë ku do të hapen shumë tema për të cilat do të ishte edhe më vështirë që t’i përballojnë forcat politike në Maqedoni përmes dialogu”, ka thënë Xhaferi duke shtuar se” po të hyhet në atë fazë pa ndihmën e faktorit të jashtëm, vështirë se mund të zhvillohet një dialog për të ndërtuar dhe pasuruar sistemin politikë”. /Telegrafi/