Xhelili: SHIK-u nuk ka nevojë për amnisti

21:14 / 11.06.2013

Projektligji për Amnisti mund të përfshijë edhe ish-operativët e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe Sigurimit të Atdheut, të cilët nuk janë të përfshirë në vrasje dhe krime të rënda. Kjo mundësi përflitet, por ish-drejtues të SHIK-ut vlerësojnë se diçka e tillë nuk është e nevojshme.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Fatmir Xhelili ka thënë për Telegrafin, se struktura informative e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës nuk ka nevojë për amnisti.

“Personalisht mua nuk ka nevojë të më amnistojë askush, sepse SHIK-u është formuar dhe ka vepruar e ka përfunduar misionin kryesor për ta shpallur Kosovën shtet dhe nuk ka bërë veprime joligjore”, ka thënë Xhelili, i cili ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut.

Ai nuk ka dashur as të komentojë nëse kjo amnisti ka të bëjë me personat që e shpallin veten ish-agjentë të SHIK-ut, siç është Nazim Bllaca.

“Unë mund të flas për strukturën legale, për pjesëtarët që i kemi zgjedhur për të qenë zyrtarë të SHIK-ut. Këta persona nuk janë zgjedhë me konkurs, por me propozim, duke paraparë kritere shumë rigoroze, morale, njerëzore dhe kombëtare, edukativo-arsimore”, ka theksuar Xhelili, aktualisht deputet nga radhët e PDK-së.

Me Ligjin për Amnisti parashihet që të amnistohen pjesëtarët e strukturave paralele të sigurisë që kanë vepruar në veri të Kosovës. (A. Fazliu) /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.