Ymeri: PDK-së po i ngutet ta amnistojë Zharkun

22:13 / 1.07.2013

Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka vendosur që pikë e parë e rendit të ditës në seancën e së enjtes të jetë Projektligji i amnistisë. Shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, pohon se askush nuk ka dhënë shpjegim për urgjencën e takimit të dytë dhe se në mbledhje si rrallë ndonjëherë ka qenë një përfaqësues i Ambasadës amerikane.

Ymeri beson se Serbia po e cakton edhe agjendën e Kuvendit, e se PDK-së po i ngutet për të amnistuar midis tjerash edhe Xhabir Zharkun, transmeton KTV.

Ndërkohë, më herët Komisioni për Legjislacionin e kishte kaluar aty Projektligjin e amnistisë me gjithë kundërshtimet dhe pakënaqësitë.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacionin kanë vlerësuar se ligji si i tillë amniston të gjithë kriminelët, duke përfshirë edhe ata që kanë bërë vrasje e krime ekonomike.

Përfaqësues të LDK-së, Haki Demolli dhe Armend Zemaj, të cilët abstenuan, kanë paralajmëruar se do të rezervojnë votat e Grupit të tyre parlamentar, nëse projektligji nuk pëson ndryshime.

Ndërkohë, Ardian Gjini nga AAK-ja ka thënë se ligji më tepër është politik, se sa humanitar. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.