Zëri i Mustafës, zë i humbur!

17:43 / 31.07.2012
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu është përgjigjur paralajmërimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo parti mund të bllokojë me votë në Kuvend ndryshimet kushtetuese, apo edhe mund të bojkotojë sesionin e ri të punimeve të Kuvendit, nëse nuk respektohet marrëveshja politike, sipas së cilës zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen këtë vit.

Sipas kryeministrit Thaçi, zëri i liderit të kësaj partie (Isa Mustafa) është zë i shkëputur nga realiteti dhe parlajmërimet për bojkotim të Kuvendit të Kosovës nuk i shërbejnë shtetit. Madje, ai ka thënë se askush nuk mund të sillet me standarde të dyfishta.

Kryeministri Thaçi në një intervistë ekskluzive për Top Channel ka fajësuar LDK-në sepse sipas tij gjithë ky “pështjellim” është sjellë nga kjo parti e cila kërkoi të interpretonte amandamentin për ndërprejen e parakohshme të mandatit të presidentes.

Duke folur për veriun e Kosovës dhe thirrjet e herëpashershme të ndërkombëtarëve që problemi në atë pjesë të zgjidhet qoftë edhe me një dialog politik, Thaçi ka thënë se së pari duhet të ndodhë implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve dhe pajtimi arrihet vetëm me një proçes politik.

“Pastaj, natyrisht se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, por edhe pajtimi, arrihet vetëm me një proçes politik. Ne kemi pasur takime politike si shtet edhe me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi. Prandaj, edhe avancimi i kontakteve në nivel të profilit më të lartë politik nënkupton edhe qasje serioze mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve si dy shtete të pavarura dhe sovrane, për t’u integruar sa më shpejt edhe në NATO e BE, të dyja shtetet. Këtë proçes e mbështetin shumë fuqishëm SHBA dhe BE”, ka nënvizuar Thaçi.

Në lidhje me zërat se në vjeshtë mund të ketë një koalicion të ri të partisë së tij, PDK-së, me atë të Ramush Haradinajt, AAK-në, Thaçi ka përseritur se koalicioni aktual është i qëndrueshëm. Ai ka thënë se dëshiron që këtë çështje ta mbyllë për një kohë, sepse është vetëm spekulim mediatik, ndërsa ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare, siç ka thënë ai, të vullnetit të mirë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.