Zamani ka pagë më të vogël se Jahjaga, por një të tretën do ta ndajë për shtetin

11:15 / 16.02.2013

Milos Zeman më 8 mars do të përurohet si president i ri i Republikës Çeke. Ai ka njoftuar se do të formojë fondin për larjen e borxhit shtetëror, ku do të shkojë një e treta e të ardhurave të tij.

Paga e tij është 2200 euro, dhe shumë e përcaktuar do të shkoj direkt në fund, meqë ai nuk mundet t’ia zvogëlojë vetes pagën.

Gjithashtu, ai kërkoi nga çekët e pasur të bashkohen në mbledhjen e parave për borxhin shtetëror, sepse siç ka thënë ai, “pak e dinë se Çekia nuk paguan vetëm kamatat, por edhe borxhin kryesor kombëtar”.

Paga e presidentes së Kosovës është pak më shumë se 2800 euro. Presidenti kroat, Ivo Josipovic, në fund të muajit merr pagën prej 2792 euro, ndërsa presidenti i Serbisë 1450 euro. Anëtari i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, ka pagën prej 2646 euro. Presidenti malazez ka pagën prej 1885 eurove, ndërsa ai rumun 1800 euro në muaj. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.