Zbardhet vrasja në Llakatund, arrestohet një 17-vjecar

13:52 / 31.07.2012
Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit ditën e djeshme në fshatin Llakatund. Mësohet se autori i dyshuar është 17-vjecari, Romario Rrapaj dhe se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Leonard Latifaj (26) u gjet i vrarë me një plumb në kokë mëngjesin e së hënës në fshatin Drithas, Llakatund të Vlorës. Trupi i tij u gjet nga banorët e zonës, anës një lumi të cilët sinjalizuan policinë për krimin.

Policia shoqëroi disa persona që mund të kishin dijeni për krimin dhe vetëm sot paradite arrestoi personin që dyshohet se vrau 26-vjeçarin, transmeton BalkanWeb.

Dyshohet se e shtëna për vdekje ndodhi pikërisht kur viktima dhe autori 17-vjeçar po zhbllokonin një pushkë të cilën e posedonte viktima. Rrapaj pohoi për policinë se pushka model 63 që po pastrohej nga ata te dy, më pas do shitej tek disa të njohurit e të arrestuarit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.