Zbogar: Brukseli ju sheh në BE

9:31 / 22.02.2012
Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fule po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE-së. Ata po përpiqen t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-BE.

Në këtë mënyrë do të mundësohej që gjatë samitit të BE-së, që do të mbahet me një dhe dy mars, BE-ja t`ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërkaq Kosovës t`i ofrojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale, thotë përfaqësuesi special i BE-së, njëherësh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në intervistën e parë për “Kohën Ditore”, prej kur ka ardhur si përfaqësues i BE-së në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm slloven ka thënë se Kosova po e ndërton rrugën e vet të integrimit nëpërmjet dialogut në Bruksel dhe reformave të brendshme. Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal nuk e dëmton as sovranitetin e as pavarësinë e Kosovës.

“Asgjë nga jashtë nuk mund ta dëmtojë pavarësinë dhe sovranitetin, derisa ju ndiheni dhe veproni si të tillë. Nuk mendoj se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të ketë ndonjë efekt në sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij, mundësimi që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale, pastaj marrja e udhërrëfyesit për viza gjatë pranverës, do të bëjë që Kosova ta kuptojë se “Brukseli e sheh në BE”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.