Zbogar: Është koha për Evropë

21:44 / 5.03.2013
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar,ka përgëzuar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin për fillimin e zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe.“Mendoj se kjo është sjellje evropiane dhe koha për Evropë është pikërisht tani”, ka thënë Zbogar.

Ai tha se është i kënaqur që marrëdhëniet në Rahovec, janë shumë të mira, pavarësisht problemeve në të kaluarën.

Zbogar tha se BE-ja ka realizuar disa projekte, që janë vlerësuar pozitivisht nga njerëzit në Rahovec.

“Dëgjova kryetarin në lidhje me historinë e komunës, përfshirë edhe lidhjet mes njerëzve. Jam i kënaqur kur takoj liderë të cilët dinë dhe kanë vizion për komunën e tyre”, tha Zbogar, raporton PrizrenPress.

Ai ka vizituar edhe fshatin Hoçë e Madhe, manastirin ortodoks në fshatin Zoqishtë, ndërsa një takim mjaft emocionues e ka pasur edhe me gratë e veja të Krushë së Madhe.

Në këtë takim Zbogar ka mësuar për përjetimet e rënda të këtyre grave, si dhe i ka inkurajuar ato që të vazhdojnë të merren me përpunimin e perimeve, duke u zotuar se do të gjejë forma për të ndihmuar rritjen e kapaciteteve përpunuese të grave fermere në Krushë të Madhe.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar që të organizohet një minikonferencë e donatorëve në Rahovec, ku do të shtroheshin për diskutim të gjitha nevojat e qytetarëve të kësaj komune.

“Ne kemi shumë nevojë për mbështetje konkrete financiare, pasi që bujqit e vyeshëm të Rahovecit duhet të shfrytëzojnë maksimalisht kushtet klimatike e tokësore të kësaj ane”, tha Latifi.

Sipas tij, ndihmat e deritashme të Komisionit Evropian janë dëshmuar si shumë të suksesshme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.