Zbogar: Normalizimi, ky problem i madh

14:23 / 1.11.2012
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se problemi më i madh i Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zbogar u ka thënë mediave serbe se vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dhe e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, në Beograd e Prishtinë, ka treguar se ky problem nuk duhet të vështrohet nga larg, porse duhet të ndihmohet në zgjidhjen e tij.

Sipas tij, vizita e dy zyrtareve ka pasur disa qëllime: të tregojë se SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, se Clinton dhe Ashton janë të angazhuara personalisht në atë proces, si dhe të krijohet mbështetja e gjerë për procesin, si në publik, ashtu edhe në skenën politike, transmeton REL.

Clinton dhe Ashton kanë qëndruar në Beograd të martën, ndërsa në Prishtinë të mërkurën.

Ato kanë kërkuar normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve, pa cenuar tërësinë e Kosovës.

Për Serbinë, normalizimi i raporteve me Kosovën është kusht për avancimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Si hap në këtë proces është parë edhe takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic, nën praninë edhe të baroneshës Ashton. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.