Zbulohen edhe dy varreza masive në Bosnje

21:39 / 26.09.2012
Ekspertët e forenzikës kanë gjetur dy varreza masive në Bosnjë, ku në njërën besohet se ka viktima nga lufta e viteve të ’90-ta, ndërsa në tjetrën dyshohet se janë viktima të Luftës së Dytë Botërore, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Mbetjet e nëntë viktimave, mes tyre dhe të një femre, janë gjetur në një varrezë masive në rajonin veri-lindor të Osmaqit, ka thënë Lejla Cengic nga Instituti për Personat e Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.

Cengic ka thënë se viktimat besohet se janë të civilëve myslimanë të vrarë në rajon në nëntor të vitit 1992. Sipas saj, në këtë zonë mund të gjenden 25 viktima, derisa po vazhdojnë ekshumimet.

Në një pjesë në qytetin lindor Rogatica, ekspertët kanë gjetur nje varreze me të paktën 10 skelete, por sipas tyre, nga hetimet e para, ato mund të jenë të ndonjë konflikti tjetër, mbase të Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.