Zbulohet laboratori i falsifikimit të denarëve
Në Shkup dhe Kumanovë u arrestua një grup falsifikatorësh të valutës vendore denarë. Siç bëhet e ditur, policia e Kumanovës dhe Shkupit zbuluan grupin që në Shkup kishte mini – laboratorin për falsifikimin e parave. Falsifikuesit posedonin teknikën e posaçme si skaner, kompjuter me performanca të larta si dhe mjete tjera, përmes të cilave po përgatisnin sasi të mëdha të parave të falsifikuara, kryesisht nga 500 denarë me numër të njëjtë serik, transmeton INA.
Policia bëri të ditur se grupi kishte nisur shtypjen e parave nga fillimi i këtij viti.
Në gjykatën themelore në Kumanovë është ngritur kallëzim penal kundër katër personave të moshave prej 24 deri në 39 vjeç për falsifikim parash. Personat e ndaluar janë nga Shkupi, Kumanova dhe Kriva Pallanka. Grupi kishte nisur shpërndarjen e parave në rajonin e Kumanovës. /Telegrafi/