Zbulohet personi që vrau dhe dogji çiftin në Mallakastër
Arrestohet autori i vrasjes në Mallakastër, i cili dy ditë më parë vrau dhe më pas dogji Enver dhe Azbie Myftari.Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Xhevit Malko, 20-vjeç.
Më 26 tetor, Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç, janë vrarë dhe më pas janë djegur në banesën e tyre në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Ekspertët sqarojnë se 59-vjeçari është qëlluar për vdekje me çiften e tij që e mbante me leje, dhe se ai kishte djegie masive në të gjithë trupin. Ndërsa, gruaja e tij është goditur dy herë pas veshi me qytën e çiftes, dhe se është gjetur pas banakut të lokalit e mbështjellë në batanije, transmeton BW.
Mësohet se në kasafortë 58-vjeçari të kishte pesë milionë lekë, me të cilat do i blinte një makinë të birit.
Bashkëshortët jetonin vetëm në banesë. Ata kanë tre vajza të martuara dhe një djalë, i cili ka pak muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe banon në Tiranë. /Telegrafi/