Zbulohet plani për vrasjen e kryeminsitrit Erdogan
Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë turke nën akuzën e përgatitjes së një atentati ndaj kryeministrit Recep Taip Erdogan. Kështu njoftoi gjatë një interpelance parlamentare Ministri i Brendshëm turk, Naim Sahin.
Ai tha se janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të arrestuarit po planifikonin ekzekutimin e kryeministrit dhe presidentit të Turqisë.
Sahin nuk përmendi se si dhe kur janë kryer arrestimet, por u mjaftua të deklarojë se detajet e tjera do të dalin kur të ndaluarit të dalin para gjykatës.
Ministri nuk dha detaje të tjera, as identitetin e të ndaluarve dhe as vendin e arrestimit të tyre. /Telegrafi/