Zbulohet punëtoria e falsifikimit të alkoolit

17:39 / 21.09.2012
Në një operacion të Doganës së Kosovës, të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë gjatë ditës së premte, është arritur të zbulohet një punëtori dhe rrjeti i shpërndarje së alkoolit të falsifikuar.

Pas hetimeve të bëra, Dogana e Kosovës ka arritur që personat dhe lokacionet e dyshuara t’i identifikojë, kurse tw remten në orët e mëngjesit ka filluar aksionin, i cili ka pwrfunduar me sukses.

Njësitet e doganës, me urdhër të prokurorit, kanë bastisur tri lokacione të ndryshme - dy në Prishtinë dhe një në Podujevë, njofton Dogana e Kosovës.

Në rajonin e Prishtinës është zbuluar edhe punëtoria për falsifikimin e alkoolit. Aty janë gjetur etiketa të shumë llojeve të alkoolit, shishe të zbraztë si dhe një sasi e konsiderueshme e dyshuar e etanolit (mbi 250 litra).

Gjithashtu janë gjetur pajisje për mbylljen e shisheve të paketimeve të llojeve të ndryshme, si dhe ngjyrë artificiale. Pajisjet janë sekuestruar, kurse gjatë orëve të pasdites ka filluar intervistimi i personave të dyshimtë.

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të cilët posedojnë informata për raste të këtilla dhe raste të tjera të kontrabandës ta kontaktojnë në linjën e sigurt 038 500 095. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
11:24 / 21.05.2013

Greqi, papunësi dramatike e të rinjve

Sipas të dhënave të fundit për tregun e punës në Greqi, shkalla e papunësisë së të rinjve ka arritur një nivel të r...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.