Zbulon se burri i ndjerë ishte babai i saj!
Pas vdekjes së burrit të saj Percy, amerikania Valerie Spruill ka zbuluar se ai ishte në fakt babai i saj biologjik. Këtë e konfirmuan testet e ADN-së.Nëna e tre fëmijëve dhe gjyshja e tetë nipërve e mbesave, 60 vjeçarja Valerie, zbuloi një lajm trondit pas vdekjes së burrit të saj Percy. Në fakt, një deklaratë e xhaxhait të saj dhe testi i ADN-së kanë dëshmuar se burri ishte babai i saj.
Valerie në moshë të vogël kishte jetuar me gjyshërit e saj, që silleshin si prindër. Kur ishte nëntë vjeçe kupton se gjyshi nuk ishte babai i saj. Nëna biologjike ishte një zonjë përcjellje dhe herë pas here ka vizituar vajzën, por kurrë nuk i ka treguar se kush është babai biologjik të saj.
Pas shumë viteve ajo njohu dhe u martua me Percyn. “Daily Mail” shkruan se ai e dinte se është në lidhje me vajzën e tij, por këtë nuk donte t’ia pranonte. /Telegrafi/