Zgjedhjet më 23 qershor 2013?

14:35 / 5.11.2012

Më 23 qershor të viti të ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri. Presidenti Bujar Nishani ka nisur paraditen e sotme takimet me krerët e grupeve parlamentare për një konsensus për datën e zgjedhjeve. Pas takimit me Astrit Patozin, kreun e grupit parlamentar të PD-së, ky i fundit nuk ka dhënë asnjë datë për zgjedhjet.

Patozi tha se OSBE ka kërkuar që të mos jetë data e fundit, ajo e 30 qershorit, për shkak se e ka të vështirë të sjellë vëzhguesit e vet. Patozi tha se PD është pro 23 qershorit, por megjithatë është në dorë të kreut të shtetit të vendosë.

Menjëherë më pas, Nishani është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar caktimin e datës 23 qershor për zgjedhjet e ardhshme dhe njësoj me të më pas edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, ka kërkuar të njëjtën datë. Nisur prej orës 13:00 deri në orën 15:00 do të vijojë takimet me krerët e grupeve Partisë Republikane, Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Kodi zgjedhor parashikon dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve, mars-qershor dhe shtator-nëntor. Legjislatura aktuale ka nisur më 6 shtator të vitit 2009 dhe 6 shtator i vitit 2013 është dita e mbarimit të mandatit të Kuvendit. Rrjedhimisht, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në periudhën 15 mars- 30 qershor. Duke iu referuar dispozitës sipas së cilës zgjedhjet zhvillohen në dy të dielat e fundit brenda 30 qershorit dy variantet e vetme janë 23 qershori dhe 30 qershori. Sipas Kodit, presidenti duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.