Zgjedhjet nacionale, jo para lokaleve

8:55 / 6.10.2012
Tensionet në Partinë Demokratike të shpërfaqura edhe në Kuvend, nuk do të kenë kurrfarë reflektimi në zhvillimet politike të Kosovës, ka thënë të premten një zyrtar i lartë i Qeverisë. Sipas tij, këto zhvillime nuk do të prodhojnë zgjedhje të parakohshme nacionale.

“Zgjedhjet parlamentare nuk do të mbahen para atyre lokale”, ka thënë në kushte anonimiteti zyrtari qeveritar me funksion të lartë në PDK, subjekt ky që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

“Nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme. Situata është mirë e menaxhueshme në Kuvend dhe shumë më mirë e menaxhueshme në parti”.

Burime kanë treguar se njerëz të afërt me Thaçin kanë takuar Krasniqin të enjten, nga i cili kanë marrë garanci se ai nuk ka ndonjë agjendë personale që do të çonte në krijimin e ndonjë fraksioni brenda grupit parlamentar, e që eventualisht do t’i bëhej krah opozitës.

Po kështu, edhe se ai nuk do të tentojë të ndajë PDK-në pas finales së procesit zgjedhor brendapartiak.

Megjithëkëtë, sipas burimeve, Krasniqi nuk ka dhënë ndonjë garanci se do të ndryshojë diskursin karshi Qeverisë.

Krahas problemeve të brendshme, PDK-ja pritet të përballet me situatën kur Behgjet Pacolli, kryetar i subjektit më të madh partner në koalicion, KKR-së, të detyrohet të japë dorëheqje, nëse EULEX-i ngre aktakuzë ndaj tij.

Pacolli, që është zëvendëskryeministër, po hetohet për falsifikim dokumentesh në tentimin për t’ia fshehur Agjencisë Antikorrupsion një konflikt interesi.

Zyrtari i lartë qeveritar që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, ka treguar se gjatë ditës për zhvillimet e fundit ka folur Thaçi, Mustafa dhe Blerim Shala, nënkryetar i parë i AAK-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.