“ZGJOHU” reagon kundër konkursit të MPB-së

10:14 / 7.08.2012
Lëvizja “ZGJOHU” ka reaguar kundër konkursit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) që nuk përmbush detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve.

Kjo lëvizje nënvizon se është e shqetësuar nga raportet e fundit të mediave se me këtë konkurs janë përfshirë së paku vetëm 10 për qind të kandidatëve shqiptarë, duke anashkaluar dhe shkelur ndryshimet kushtetuese dhe procesin e përfaqësimit të shqiptarëve që duhet të jetë mbi 25 për qind.

“Çdo institucion shtetëror ka obligim ligjor që të ketë konsideratë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të komuniteteve në vend, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në rast se me konkursin e fundit të policisë nuk përfillet përfshirja e së paku 25 për qind e shqiptarëve, atëherë Ministria shkel Kushtetutën dhe ndryshimet Kushtetuese sipas Marrëveshjes së Ohrit, por edhe normën që rregullon punën e policisë e cila thotë që gjatë punësimit në Ministri duhet që komunitetet të përfaqësohen në mënyrë adekuate dhe të drejtë”, thekson “ZGJOHU!”.

Kjo lëvizje vlerëson se në rast se vlerësohet shkelje me konkursin e MPB-së, atëherë do të reagohet pranë drejtësisë dhe gjykatave përkatëse, për shkak të cenimit të të drejtave kushtetuese të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.

“Ftojmë ekspertët kushtetues si dhe Avokatin e Popullit që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për të sfiduar mohimin institucional të të drejtave kolektive të shqiptarëve në Maqedoni dhe të na ndihmojnë në përpilimin e një rasti të qëndrueshëm për kandidatët e refuzuar para gjykatave përkatëse dhe asaj Kushtetuese si dhe komunitetit ndërkombëtar”, bëri thirrje “ZGJOHU!”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:20 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Qeveria "po han" buxhetin e shtetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka bërë thirrje për bashki...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.