Zhozel Dol: Nuk mund ta bllokojmë hyrjen e Maqedonisë në BE
Ne nuk mund ta bllokojmë hyrjen e Maqedonisë në BE vetëm për shkak të çështje për emrin, deklaroi eurodeputeti francez Zhozel Dol, kryetar i Grupit të partive popullore në Parlamentin Evropian, në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Panevropian ndërkombëtar në Strasburg.Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu, kjo deklaratë e Dol ishte përshëndetur me një duartrokitje të gjatë nga pjesëmarrësit e Asamblesë, sepse folësi paraprak ishte ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, raporton “Zhurnal”.
Pjesëmarrja dhe fjalimi i shefit të diplomacisë së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Panevropian ndërkombëtar që mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg është simbolik. Kjo organizatë përpiqet për bashkim të plotë të Evropës, në kuadër të së cilës është edhe vendi i Republikës së Maqedonisë.
Në fjalim, Poposki edhe njëherë, para udhëheqësve të idesë dhe Bashkimit Evropian e riafirmoi angazhimin e Maqedonisë që sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Në këtë kontekst ai informon për përparimin e Republikës së Maqedonisë në realizimin e kritereve ekonomike dhe politike, dakordimi i legjislatives së Maqedonisë me atë evropiane, si dhe gatishmëria e institucioneve që ta ndjekin modelin evropian të punës dhe veprimit.
Në lidhje me parimin për realizimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, Poposki informoi se Maqedonisë i paraprin edhe një mandat, prej muajit qershor të vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, për kryesimin me Procesin për bashkëpunim me vendet nga Evropa Juglindore (PBVEJL) - iniciativë e cila nga themelimi i saj rezulton me bashkëpunim të suksesshëm rajonal në sferën e tregtisë, energjetikës dhe aviacionit.
Prandaj Poposki, para pjesëmarrësve të Unionit Panevropian ndërkombëtar, pa rezervë bëri thirrje që të ndërpritet me integrimet evropiane deri sa nuk shihet Evropa e tërësishme dhe e bashkuar.
Në Asamblenë e përgjithshme të Unionit Panevropian mori pjesë edhe parlamentari i Maqedonisë Antonio Miloshovski, ish-ministër i Punëve të Jashtme.
Unioni Panevropian ndërkombëtar konsiderohet si lëvizja më e vjetër e bashkuara evropiane e themeluar nga ana e Riçard Kudenhove Kalergi. Anëtarët e saj përpiqen ndaj Evropës politike, ekonomike dhe e bashkuar në mënyrë ushtarake si bashkësi e paqes, ligjeve dhe lirisë. Këtë vit e shënon 90-vjetorin e themelimit të saj. /Telegrafi/