Zhvarroset trupi i ish-presidentit të Polonisë

21:31 / 23.10.2012
Trupi i ish-Presidentit të Polonisë, Ryszard Kaczorowski, u zhvarros të martën pas dyshimeve se ka pasur një gabim të identifikimin e tij.

Kaczorowski ishte midis 95 personave, shumë prej të cilëve zyrtarë të lartë të vendit, që mbetën të vrarë në një aksident ajror gjatë një vizite zyrtare në Rusi, dy vjet më parë.

Midis personave të tjerë që humbën jetën ishte edhe presidenti në detyrë, Lech Kaczysnki, transmeton TCH.

Mbetjet e trupit të kreut të shtetit janë zhvendosur në në katedrale në Varshavë, në pritje të testimit gjenetik.

Trupat e pajetë të viktimave të Smolenskut u identifikuan nga autoritetet ruse, të cilat realizuan edhe autopsitë në vendngjarje.

Megjithatë, ekzistojnë dyshime për ngatërresa në identifikim, pasi u zbulua se eshtrat e një ish-aktivisteje të lëvizjes “Solidarnosc”, edhe ajo viktimë e atij aksidenti, i përkisnin në të vërtetë dikujt tjetër.

Sipas të përditshmes polake “Wiadomosci”, pritet që në ditët në vazhdim të ketë disa zhvarrosje të tjera. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.