Zirinovsky: S’ishte meteor, SHBA testoi një armë

23:04 / 16.02.2013

Politikani rus i ekstremit të djathtë, Vladimir Zirinovsky pretendon se meteori që goditi dje Rusinë, në fakt ishte një test armësh nga Amerika.

Autoritetet thonë se meteori goditi atmosferën e Tokës me një fuqi të barabartë me 30 bomba atomike si ajo që shkatërroi Hiroshimën.

Më shumë se 1200 njerëz u plagosën dhe 4 mijë godinave iu thyen xhamat.

Por politikani Vladimir Zirinovsky, tha se ajo që ndodhi ishte një akt provokacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zirinovsky, lider i Partisë Liberal Demokrate, të ekstremit të djathtë, tha: “Këto nuk janë meteorët duke rënë, por janë amerikanët duke provuar një armë të re”.

Nuk është hera e parë që ai bën deklarata të çuditshme. Kështu në vitin 2006 ai tha se duhet të armatosen të gjithë rusët, për të vrarë zogjtë migratorë, në mënyrë që të luftohet gripi i shpendëve.

Guvernatori i rajonit ku ra meteori përllogarit se dëmet janë rreth 33 milionë dollarë. Ai tha se të gjithë xhamat e thyer do zëvendësohen brenda javës.

Temperaturat në këtë rajon janë minus 12 gradë në mesditë, ndaj është e nevojshme që xhamat të vihen urgjent. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.