Zjarr i madh pranë Gjirit të Lalzit në Durrës

22:35 / 18.08.2012
Flakë të shumta zjarri kanë përfshirë zonën kodrinore në fshatin Shën Pjetër, pranë Gjirit të Lalzit, në Durrës.

Disa vatra zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit, ku situata duket teje e rënduar.

Zjarri ndodhet 150 metra larg banesave të fshatit Shën Pjetër dhe vijon të përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era, raporton noa.al.

Mësohet se zjarri i fuqishëm ka djegur një sipërfaqe të madhe me pisha dhe duket se po avancon, ndërkohë që zjarrfikëset ende nuk kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, pasi terreni është tepër i vështirë.

Ditën e shtunë në të gjithë vendin janë shfaqur vatra të reja zjarri, të cilat kanë rrezikuar edhe banesa.

Flakët e zjarrit në disa raste favorizohen nga era dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë ku kanë rënë zjarret. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.