Zjarr në lagjen Goricë të Beratit

22:23 / 21.07.2012
Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e së shtunës në kurorën e gjelbër në lagjen Goricë të Beratit, duke kërcënuar disa banesa.

Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve lokale, zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Burimet zyrtare njoftojnë gjithashtu se dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht, por hetimet që do të kryhen pasi ai të jetë shuar do ta zbardhin skenarin.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se nga flakët e zjarrit po rrezikohen edhe objekte të tjera si kisha e Shën Thomait dhe disa biznese.

Një tjetër zjarr i rënë më herët në lagjen muzeale të Kalasë bëri që prefekti i Beratit të mblidhte në një takim pune shtabin e emergjencave civile.

Në takim merrnin pjesë drejtues të drejtorisë së zjarrfikëseve, policisë pyjore, policisë së rendit, si dhe kryetarët e njësive vendore, të cilët u njohën me situatën e deritanishme dhe morën një sërë detyrash për përballimin e situatës.

Nga raportimi që prefekti i qarkut Hoxhaj i bëri situatës së zjarreve për periudhën janar-korrik rezulton se në qarkun e Beratit ka pasur mbi 100 zjarre, transmeton TCH.

Nga këto në Berat 66 raste, në Skrapar 19 raste, në Kuçovë 26 raste, ndërkohë që muajt më problematik konsiderohen ata nga marsi deri në korrik. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.