Zjarr në banesë, vdes në gjumë 25 vjeçari
Një i ri i moshës 25 vjeçare ka humbur jetën në orët e mëngjesit të sotëm si rrjedhojë e një zjarri të rënë në banesën e tij në zonën e Kamzës.Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se viktima u identifikua si Zamir Arifaj, ndërsa shkak për vdekjen e tij dyshohet të ketë qenë një zjarr i rënë në banesën trekatëshe në zonën e njohur si lagja e “Kuksianëve”.
Mësohet se i riu është asfiksuar nga tymi, i cili i ka provokuar edhe vdekjen, ndërsa thuhet se Arifaj ka qenë në gjumë në kohën që ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.
Lidhur me këtë ngjarje nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet./Telegrafi/