Zjarr në Bjeshkët e Radomirës
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në bjeshkët e Radomires në vendin e quajtur “Livadhi i Madh”, duke prekur një sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh, kryesisht pishe dhe bredh. Kjo vatër zjarri është aktivizuar paradite dhe më pas është përhapur në të gjithë masivin pyjor. Banorët e zonës janë vënë në lëvizje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, por era e madhe që vazhdon të fryjë ka riaktivizuar flakët, të cilat kanë djegur disa hektarë të tjera me pyje.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të rënies se zjarrit, pasi kjo zone është e njohur për një kujdes të veçantë ndaj pyjeve. Pritet ndërhyrje nga ajri pasi zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë në këtë zonë për shkak të terrenit të vështirë. /Tch/Telegrafi/