RTK rifilloi transmetimin

9:44 / 9.10.2012
E plotësuar- Rreth orës 11.00 ka rifilluar transmetimi i programit të Radio Televizionit të Kosovës, kurse ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë janë duke i zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Zjarr në RTK, nuk ka të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer të martën në ora 03.00 të mëngjesit, në lokalet e Radio Televizionit të Kosovës. Zyrtarë të policisë së Kosovës njoftuan për Telegrafin se ekipet e policisë janë ende duke ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajn zjarrin dhe kanë konstatur se flaka ka ardhur nga një zyre e Arkivës qendrore në bodrumin e ndërtesës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por më vonë pritet të dalin me detaje për ngjarjen.

Ahmeti njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndryshe, për shkak të shpërthimit të zjarrit është ndërprerë përkohësisht transmetimi i programit të Televizionit të Kosovës.  /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.