Zjarr te konviktet
Një zjarr ka shpërthyer në një dhomë të konviktit numër 5, rreth orë 19:10 minuta.Sipas burimeve të “Indeksonline” një person është lënduar. Në vendin e ngjarjes është ambulanca dhe njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.
Raportohet se energjia elektrike është ndërprerë në tërë pjesën e qendrës së studentëve. /Telegrafi/