Zjarret jashtë kontrollit, në Pukë djigjen 2 banesa

9:23 / 25.08.2012
Vazhdon të jetë situatë alarmante me zjarret e shumta që po djegin pyjet në Shqipëri.

Disa vatra zjarri shkaktuar dëm të madh mjedisor në pyjet e Qafë Shapkës e Stëblevës në Librazhd, pyjet me pisha në Krrabë ndërkohë që vatra ende aktive vijojnë të djegin masivet me pisha në Orosh e Kryezi të Pukës. Zjarri sot është paraqitur edhe në masivin pyjor në Voskopojë. Ministria e Brendshme njoftoi se 26 vatra zjarri janë aktive.

Vijon situata alarmante me zjarret e shumta që po djegin pyjet në vend, kurse mbetet problematike prej disa ditësh situata me zjarret në Pukë.

Vatrat e zjarrit kanë djegur 10 ha pyje në fshatin Fletë, komuna Blerim. Flakët nuk kanë kursyer as 2 banesa.

Jashtë kontrollit mësohet se ka dalë dhe vatra e zjarrit në Kryezi. Flakët po iu afrohen dhe antenave televizive.

Forca të shumtë zjarrfikëse dhe banorë të zonë po bëjnë përpjekje të mëdha për të shpëtuar pyjet me pisha dhe shtëpitë që sa vjen dhe po kërcënohen dukshëm nga zjarret.

Një zjarr ka përfshirë një masiv me pisha pranë rezervuarit në Voskopojë. Mësohet se zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe vijon me intensitet ditën e sotme, transmeton BalkanWeb.

Punonjës të komunës po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i thyer malor vështirëson punën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 tÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.