Zjarret kërcënojnë qytetin e Rahovecit

16:10 / 7.08.2012
Zjarri tash katër ditë ka përfshirë një sipërfaqe të maleve afër qytetit të Rahovecit. Ndërsa, ai ende nuk është lokalizuar, kurse flakët e tij po përhapen dhe tash ato kanë përfshirë një sipërfaqe prej një kilometri gjatësi.

Ndonëse flakët e zjarrit po përhapen në malet pranë qytetit, për shuarjen e tij ende nuk kanë intervenuar as njësiti zjarrfikësve, as policia.

Telegrafi mund të konfirmojë se zjarri aktualisht nuk është afër vendbanimeve, por banorët frikësohen se flakët mund të përhapen me shpejtësi dhe të rrezikojnë shtëpitë e tyre.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një qytetar i paidentifikuar, i cili qëllimisht i ka vënë zjarrin barishteve në tokën e tij, kurse flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në malet përreth. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Emir Sylka
Foto: Emir Sylka
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.