Zjarret rrezikojnë një repart ushtarak dhe shtatë shtëpi

18:11 / 11.08.2012
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot pasdite në një masiv pyjor, ndërkohë që prej tij është vënë në rrezik një repart ushtarak, që ndodhet aty pranë. Ndërsa zjarri që ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit Pogaj të rrethit të Hasit, rrezikon të djegë shtatë shtëpi banimi.

Zjarri ka rënë në afërsi të vendit të quajtur Gjergjan, ndërkohë që rreziku bëhet më i madh, pasi në brendësi të repartit ka armatime të ndryshme.

Mësohet se zjarrfikësit kanë mundur të ndërhyjnë në kohën kur zjarri kishte avancuar brenda rrethimit të repartit. Ata kanë larguar flakët 30 metra larg rrethimit.

Një zjarr i madh prej dy ditësh ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit Pogaj të rrethit të Hasit. Deri tani zjarri ka djegur dhjetëra hektarë me pyje e kullota.

Banorët e zonës janë organizuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, por deri tani nuk ia kanë arritur ta lokalizojnë atë, pasi vatra sa vjen e përhapet për shkak të erës qe nuk është ndalur gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, komunitetit i mungojnë tërësisht mjetet e shërbimit zjarrfikës, ndërsa atje nuk mund të ndërhyhet me mjete të mekanizuara pasi mali është në një lartësi mbi 1500 metra mbi nivelin e detit.

Ajo qe e rendon me tepër situatën është fakti se 7 shtëpi banimi rrezikojnë të digjen plotësisht pasi janë shumë pranë rrezes ku vatra e zjarrit është shfaqur. Gjatë natës së mbrëmshme tre familje me më shumë se 20 anëtarë kanë qenë seriozisht të rrezikuar pasi zjarri është afruar rreth 20 metra larg banesave të tyre.

Vatra e zjarrit nuk po rrezikon vetëm shtëpitë e banorëve, por edhe antenat e kompanive telefonike apo kanaleve televizive, pasi të gjitha antenat janë të vendosura ne piken me te larte për shpërndarjen e sinjaleve telefonike apo televizive, transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.