Zjarri në RTK dogji arkivin e viteve 1999-2004

19:45 / 28.10.2012
Nga zjarri i shkaktuar në ndërtesën e Televizionit të Kosovës pak më shumë se dy javë më parë, është djegur i gjithë materiali i arkivuar deri në vitin 2004.

Burime brenda RTK-së bëjnë të ditur për portalin reporteri.net se i gjithë arkivi i RTK-së qe nga paslufta e deri në vitin 2004 është djegur.

Ky fakt përgënjeshtron thellë dhe bie në kundërshtim me prononcimet e mëhershme të prijësve të televizionit publik, të cilët patën thënë se zjarri kishte djegur vetëm një pjesë të vogël të materialeve të këtij arkivi.

Drejtori i Televizionit, Bekim Hasani, në një deklarate të dhënë Radio Kosovës, pati thënë se ka arritur që pjesa më e madhe e materialeve të arkivuara të shpëtohen.

“Aty është edhe një pjesë e arkivit. Dëmet nuk janë shumë të mëdha në arkiv, por për shkaqe sigurie është dashur të ndërpritet energjia elektrike në tërë ndërtesën”, pati deklaruar ai. Ndërkohë, duke pasur parasysh zhvillimet politike në mes të viteve 99 dhe 2004, del që materiali i shkatërruar përbën një pjesë të veçantë të këtij arkivi dhe një fakt i tillë shqetësues nuk është bërë i ditur për opinionin.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë patën akuzuar menaxhmentin e këtij transmetuesi publik se ia ka vënë flakën qëllimisht për të fshehur keqpërdorimet e krijuara më parë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, pas hetimeve e kryera, ka konstatuar se ky zjarr ishte i paqëllimshëm. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.