Zv/presidenti irakian dënohet me vdekje
Një gjykatë e Irakut ka dënuar me vdekje nënpresidentin e arratisur, Tariq al-Hashimi, për përfshirje në një komplot për vrasjen e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme. Kjo është hera e dytë që gjykata dënon në mungesë nënpresidentin irakian.
Al-Hashimi, zyrtari më i lartë sunit në Irak, ka lënë vendin në dhjetor të vitit 2011, për t’u larguar në Turqi.
Qeveria shiite ka akuzuar atë për përfshirje në një numër sulmesh dhe ka lëshuar paralajmërim për arrestimin e tij, transmeton Rel.
Al-Hashimi ka akuzuar kryeministrin Nuri al-Maliki (shiit) për goditje politike ndaj kundërshtarëve të tij sunitë.
Al-Hashimi nuk ka komentuar ende vendimin e sotëm të gjykatës./Telegrafi/