Zvicër: Fyerje raciste në adresë të shqiptarëve të Kosovës (Video)

17:35 / 17.03.2013
Një video ka tronditur komunitetin në Facebook. Në video duket një zviceran, në moshë mesatare, në një tren, që fyen në baza racore udhëtarët me prejardhje nga Kosova.

"Ne nuk duam t’u shohim më. Ju keni një shtet. Kosova është një shtet, shkoni në shtëpi tuaja”, thotë ai.

Fyerjet racore nuk kanë përfunduar me kaq.

“Dhjetë presona me ngjyrë janë më të mirë se sa një shqiptar i Kosovës”, ka thënë personi në fjalë.

Edhe pse udhëtarët tjerë kanë kërkuar nga personi në fjalë që të jenë të qetë , ai ka vazhduar me fyerjet.

“Kosovarët janë njerëzit më të këqij në botë”, dëgjohet duke thënë ai në një tren në relacionin Luzern- Giswil, njofton 20min.

Sipas avokatit, David Gibor, personi ka kryer një vepër penale, në veçanti me atë që shqiptarët e Kosovës i quan "paketë në baltë".

"Fyerjet se shqiptarët e Kosovës janë njerëzit më të këqij në botë ka gjasa për të përmbushur dispozitat penale ne baza racore”, ka thënë Gibor për 20min, transmeton albinfo.

Sipas Alma Wiecken, një juriste në Komisionin Federal kundër Racizmit, gjithmonë është i theksuar diskriminimi verbal. Mirëpo, nuk do të thotë që janë në rritje rastet e tilla.

“Nëse ka dëshmi për sulme të tilla, rasti mund të paraqitet me një ankesë te prokurori publik. Nëse ka një shkelje të ligjit penal kundër diskriminimit racor, personi mund të dënohet", thotë Wiecken.

Videon mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:26 / 19.05.2013
Eva Longoria, Foto: Getty Images/Zumapress

Longoria pa të brendshme në Kanë (Foto)

Aktorja hollivudiane me prejardhje meksikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendje më shumë se që është dashur gjatë ecje...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.