Zyrtarët shkëmbehen më 1 mars

9:58 / 7.02.2013

Data 1 mars do të mbetet e pashlyer në kujtesën e ambasadorit Lulëzim Peci. Këtë ditë ai do të arrijë në Beograd si përfaqësues i Republikës së Kosovës në Serbi, kanë thënë burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”.

Titulli zyrtar i Lulëzim Pecit sipas marrëveshjes mes kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit serb Dacic do të jetë Zyrtar Ndërlidhës, por ai mban titullin e karrierës ambasador dhe si i tillë do të njihet nga ambasadorët tjerë në Beograd.

Një marsi do të jetë ditë e paharrueshme edhe për zyrtarin serb Dejan Pavicevic, i cili gjithashtu do të vendoset të njëjtën ditë në Prishtinë. Pavicevic, për dallim nga ambasadori Peci nuk do ta ndjej veten ambasador sepse qeveria e tij ende e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.

Në këtë mënyrë. Në fillim të muajit të ardhshëm do të zbatohet marrëveshja e arritur në dialogun politik mes kryeministrit Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, që të dyja qeveritë të kenë nga një zyrtarë ndërlidhës në kryeqytetet përkatëse.

Të dy këta përfaqësues do të kenë zyrat në misionet e BE-së në Beograd, përkatësisht në Prishtinë. Misionet e BE-së do të përkujdesën edhe për akomodimin e tyre dhe çështje tjera teknike. Me marrëveshje parashihet që Peci dhe Pavicevic të marrin me vete edhe ndihmës/këshilltarë.

Zyra e Përfaqësuesit të BE-së në Prishtinë, Samuel Zbogar, ka treguar për gazetën përgatitjet që janë duke u bërë për këtë ngjarje të rëndësishme.

“Të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë për të akomoduar zyrtarët ndërlidhës të të dyja palëve. Tani po punohet në detajet tjera. Bashkimi Evropian vetëm do të ofrojë asistencë në zbatimin e marrëveshjeve, është çështje e dy kryeministrave që t’u sqarojnë qytetarëve të tyre se për çfarë janë marrë vesh”, ka thënë Zyra e BE-së në Prishtinë.

Zyra e Zbogarit thotë se marrëveshja lidhur me zyrtarët ndërlidhës është një marrëveshje e rëndësishme e arritur në kuadër të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.