LAJMI I FUNDIT:

Lajmërohen tri motrat nga Pogradeci: “Mos na kërkoni më, kemi vuajtur shumë”

Lajmërohen tri motrat nga Pogradeci: “Mos na kërkoni më, kemi vuajtur shumë”

Tri vajza të mitura nga Pogradeci janë larguar pa adresë nga banesat e tyre, duke alarmuar familjarët.

Të tronditur, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzave.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selcë e Poshtme e këtij rrethi. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se dy motrat B.Ç. dhe L.Ç., përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe, kanë ikur nga shtëpia së bashku me fqinjën e tyre 16-vjeçare A.B.

Zhduken tri vajza në Pogradec
Lexo po ashtu Zhduken tri vajza në Pogradec

Mësohet se denoncimi për zhdukjen e vajzave është bërë nga Bashkim Çollaku. 45-vjeçari ka deklaruar se dy vajzat e tij kanë ikur nga banesa rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm.

ARRATIA E VAJZAVE

Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tri minoreneve, ndërsa hetimet janë përqendruar në dy pista: në largimin me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur së fundmi, ndërsa është dyshuar për një trafikim të mundshëm të tyre drejt Maqedonisë.

Mësohet se pak orë pas zhdukjes, Bashkim Çollaku ka marrë një mesazh në celular nga vajza e fqinjit të tij, e cila i shkruante: “Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë ne. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. OK””, shkruan Gazeta Shqiptare.

Mësohet se autorja e mesazhit i kishte prindërit e saj në Greqi, ndërsa jetonte me të motrën në fshatin Selcë e Poshtme.

“Mesnatën e së premtes, dy vajzat e miat shkuan të flinin si gjithmonë nga fqinja e tyre, për të cilën prej kohësh kujdesem unë, pasi prindërit i ka në Greqi.

Gjithmonë flinin andej, ndërsa unë i mbaja në mbikëqyrje. Isha i qetë deri në orën 03:00, kur erdhi e alarmuar vajza e vogël e më tha se tri vajzat e tjera nuk ishin në banesë. Dola menjëherë, i kërkova gjithandej, por nuk i gjeta. I shqetësuar së tepërmi bëra denoncim në polici”, tha Çollaku. Vetëm pas 17 orësh ka përfunduar arratia e tri minoreneve, të cilat janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori