LAJMI I FUNDIT:

Lamborgini bashkon forcat me Boeing, për një material që do t’i ndryshojë përgjithmonë makinat

Lamborgini bashkon forcat me Boeing, për një material që do t’i ndryshojë përgjithmonë makinat

Deri tani, materiali më i lehtë që është vënë në ndonjë veturë, është metali me fibra karboni që e mbështjell modelin Ferrari LaFerrari.

Por, kjo mund të mbesë në hije, nga materiali në të cilin po punojnë Lamborghini dhe kompania për prodhimin e aeroplanëve Boeing, transmeton Telegrafi.


Vetura që do të punohet nga kjo materie e lehtë, pritet të peshojë shumë pak, duke bërë që të jetë shumë më e shpejtë.

Nuk bëhen të ditura specifikat e materialit, që i cili pritet ta ndryshojë përgjithmonë botën e super-veturave.

Sipas të gjitha gjasave, kjo është një materie metalike që do të përpunohet gjatë dhe do të kalojë nëpër disa procese me presion të lartë. /Telegrafi/